Në 6 vitet e fundit 382 vrasje kanë ndodhur në vendin tonë. Ekzekutime mafioze, krime në familje apo hakmarrje, janë disa nga kategoritë e vrasjeve në Shqipëri. Gjithashtu përgjatë kësaj periudhe janë kryer 758 atentate, që shpesh kanë lënë pasoja të rënda për shumë persona, duke i lënë ata të gjymtuar.
Shumica e këtyre vrasjeve janë zbardhur, por më shumë se 120 prej tyre sot ende nuk kanë asnjë autor të dyshuar apo arrestuar.
Vrasja më e bujshme për të cilën nuk u gjet asnjë provë se kush e kreu apo e urdhëroi, është ajo e Artan Santos në 2014. Ish-bankieri u qëllua sapo doli nga makina për të shkuar në zyrë.
Një tjetër dosje e arkivuar është ekzekutimi i Ajet Zeqajt në 2016-në në Tiranë. Ai u qëllua 20 ditë pasi u kthye nga Franca, nga një autor që u dyshua vrasës me pagesë jashtë Shqipërisë. Edhe vrasja e ish-policit Arben Bilali sot nuk ka autor.
Po kështu disa nga ngjarjet në Shkodër në vitin 2018 ngelen të pazbardhura, mes tyre ajo e vrasjes së Boran Bercnes dhe Silvi Ndocit.
Elbasani është një nga qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve dhe atentateve në vitet e fundit, ku autorët që ekzekutuan Endrit Alibeajn, Arben Dylgjerin dhe turkut Erdal Durunay në 2018, mbeten mister.
Në muajin Mars të një viti më parë, Elbasani u trondit edhe nga vrasja e avokatit Ravik Gurra, ku ende nuk ka asnjë provë apo gjurmë të autorëve.
Lushnja i është rikthyer ngjarjeve kriminale, ku ekzekutimet e Enver Boriçit dhe Besnik Hidës përgjatë 2018-2019 nuk kanë autor të arrestuar.
Vitet e fundit është vënë re shtimi i vrasjeve me pagesë në Shqipëri.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/